Është prangosur V.D, i dyshuari, i cili ka kanosur institucionet e Republikës së Kosovës përmes një e-maili.
I dyshuari, siç tha për Arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka kërcënuar Prokuirorinë e shtetit, Policinë e Kosovës, Universitetin e shtetit, e disa institucione të tjera përmes dërgimit të e-mailave kërcënues.
“Ju njoftojmë, se i dyshuari V.D ka dërguar e-maili kërcënuese ndaj Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Policisë se Kosovës, Universitetit të shtetit etj, kanë identifikuar personin e dyshuar si dhe me autorizimin e Prokurorit të Shtetit kanë bastisur shtëpinë gjatë së cilës janë sekuestruar disa mjete me të cilat janë përdorur për realizimin e veprës penale”, tha Shala.
Sipas saj, prokurori i shtetit ka iniciuar rastin si “Kanosje” bazuar nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës. /Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...