Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Burim Pacolli, gazetar i medias Nacionale, është kërcënuar nga një person përmes rrjetit social Instagram.
Personi me nofkën “Edon Edon”, fillimisht e ka kërcënuar në komente gazetarin, e më pastaj në profilin e tij, ka kërkuar t’ia gjejnë adresën e banimit të Pacollit, me arsyetimin se po i duhet.
Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Pacolli ka bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
“AGK-ja, është e shqetësuar me trendin në rritje të kërcënimeve online në drejtim të gazetarëve dhe medieve, kaq lehtësisht nga qytetarët. Për AGK-në, kërcënimi ndaj Pacollit është i papranueshëm dhe dënueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet, dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës”, njofton AGK-ja./Arbresh.info/

116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...