Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur sot se kërcënimi ndaj Kuvendit të Kosovës ka ardhur nga një numër telefonik i regjistruar në Serbi.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejt, transmeton Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkroi se ky sulm e dëshmon edhe njëherë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.
“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, tha Kurti.
Kujtojmë se Sveçla sot ka thënë detaje rreth kërcënimit për bombë që ka alarmuar Kuvendin të shtunën.
Sipas tij, numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi ndaj Kuvendit është i shtetasit serb Lazar Zivkoviq teksa ka theksuar se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.
“Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, tha Sveçla./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sveçla: Numri me të cilin u kërcënua Kuvendi lidhet me kriminelin Ratko Mladiq
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...
Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërc...
Theret me thikë në person në Bardhosh, arrestohet i dyshuari
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...