Sot rreth orës 10:30 minuta Policia e Kosovës ka marrë një kërcënim se në dy objekte në rrugën ‘Luan Haradinaj’ ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.
Nga vendi i ngjarjes zyrtari i policisë së Kosovës, Shkëlzen Xhafaj ka thënë se objektet e shënjestruara janë evakuuar.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka persona të dyshuar në lidhje me rastin.
“Nuk ka person te dyshuar, është një kërcënim që është marrë përmes një telefonate dhe policia e Kosovës. Janë të shenjëstruar dy ndërtesa në rrugën ‘Luan Haradinaj’ dhe i kemi evakuuar të gjithë banoret”, ka thënë Xhafaj./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...