Kërcënimi i prokurores Drita Hajdari, policia jep detaje

14:06 | 11 Janar 2020
A Z

Prokurorja Drita Hajdari ka marrë kërcënime serioze, e cila sot gjatë ditës është paraqitur në Polici.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.

Drita Hajdari kishte  ngritur aktakuzën në rastin “Pronto”./arbresh.ingo/

Shpërndaje në rrjete sociale