Një prej institucioneve të pavarura në vend është edhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore. Si shumë institucione, edhe ky këshill ka funksonuar për disa vjet pa bord të kompletuar.
Por kjo nuk ka qenë pengesë për marrje të vendimeve të ndryshme nga zyrtarët e saj që të emërojnë e ngrisin në pozita persona të ndryshëm. Për më tepër, aty paguhet edhe për punën jashtë orari, edhe pse askush nuk ka të dhëna se cfarë pune është kryer.
RTK në orën 19:30, sjell fakte dhe dokumente që hedhin dyshime të forta mbi emërimet në pozita të ndryshme në këtë institucion. Gjithashtu, brenda vitit 2014, sipas raportit të auditorit gjeneral, këshilli për Trashëgimi Kulturore ka janë shpenzuar mbi 16 mijë euro për pagesën e stafit të vet për punë jashtë orarit edhe pse nuk ka asnjë evidencë se çfarë punë është kryer. /RTK/
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...