Tre zyrtar të komunës së Obiliqit janë arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.
Dy të dyshuarit: A. B. dhe N.K.Sh. (zyrtarë komunal), dyshohet se janë përfshirë në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Kurse, i dyshuari R.H., dyshohet se ka kryer veprat penale “legalizim i përmbajtjes së rreme” , “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.
Rasti është trajtuar nën dyshimin se një pronë është tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori, R.H., është dërguar në ndalim policor deri në 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti do të vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...