Këngëtarët e gastronomet në protestë, Armend Zemaj i fton në takim

11:42 | 15 Qershor 2020
A Z

Dhjetëra këngëtarë e pjesëtarë nga shoqata e gastronomeve të Kosovës janë mbledhur sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër vendimit për mos mbajtje të ahengjeve familjare.

E para tyre na dalë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan arbresh.info.

Zemaj ka kërkuar takim me ta.

“Kërkoj që të formohet një grup prej disave përfaqësueseve dhe të vinë të takohemi të bisedojmë e të gjejmë një zgjedhje për këtë”, ka thënë ai.

Sipas ti ky takim do të realizohet për tu shpërndarë dhe parandaluar përhapjen e COVID19.

Ndërsa  këngëtari, Afrim Muqiçi ka kërkuar që të mos bëhet ndasi në mes sektorëve.

“Ne e kemi bërë një kërkesë që sot në rendit e ditës të Qeverisë së Kosovës të hynë edhe kërkesa jonë, do të shohim pas takimit me ministrin Zemaj. Pasi ka mundësi që të punohen gjithë sektorë pse të mos punoj edhe sektori ynë”, ka thënë ai.

E këngëtarët janë duke pritur ende jashtë objektit të Qeverisë për të parë përgjigjen e ministrit Zemja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale