Kemi pasur komunikime jo të këndshme me përfaqësuesit e BE-së për dialogun, thotë Haradinaj

12:43 | 31 Maj 2018
V. S.
Kuvendi i Kosovës po mban sot interpelancë lidhur me ndarjen e një milion eurove nga qeveria e Kosovës për KOSTT-in në veri të vendit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pasur komunikime jo të këndshme me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, raporton lajmi.net.

“Kemi pas disa komunikime jo të këndshme me përfaqësuesit e BE-së për dialogun”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka kërkuar që dialogu të rinisë me temën e energjisë, por Serbia dhe BE-ja e kanë parë më të rëndësishme temën e Asociacionin.

“Në kemi kërku që marrëveshja për energjinë të jetë tema e parë e diskutimeve në Bruksel, ndërsa Serbia ka thënë se është Asociacioni,  e kështu të arsyeshme po e sheh edhe BE-ja”, ka thënë kryeministri. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale