Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën C në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin po merren njësitet e trafikut.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...