Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.
Tregon se gazi lotsjellës e kishte dëmtuar atë në seancën kur u votua demarkacioni, pasi sapo e kishte përfunduar dializën.
Ai madje ka thënë se gazi lotsjellës është hedhur në drejtim të tij që të dëmtohej individualisht, dhe të mos mund të qëndronte në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.
“Atë ditë po më ka bë keq, sepse isha pas dializës. Sepse dializa ma dobëson pak shtypjen. Pak më dëmtoj. Dhe e keni parë që Vetëvendosja e ka pas qëllim hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim timin, që unë me u dëmtuar e mos me qëndruar në sallë, dhe mos me e votuar demarkacionin. Dy gaz lotsjellës janë drejtuar nga unë”, ka deklaruar Kelmendi në RTV 21.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit