Kelmendi: Sikur të pranoheshin rekomandimet e mia, do të hapeshin 200 mijë vende pune

00:18 | 20 Janar 2016
M. A.

Njëri nga biznesmenët më të suksesshëm kosovar dhe deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, duke folur për situatën ekonomike në Kosovë, ka bërë shumë kritika për politikat ekonomike e fiskale qeveritare, të cilat në vend se të lehtësojnë po e ngarkojnë, bile edhe pamundesojnë zhvillimin ekonomik në Kosovë.

“Qeveria zakonisht i bën reformat fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik. Si? Duke negociue me bizneset…. duke i pyet çka ata i pengon… dhe duke u krahasuar me politikat fiskale të vendeve të tjera në rajon. Dhe krejt këto kërkesa të bizneseve, që verifikohen si të arsyeshme, të merren në trajtim në draftimin e ligjeve”, tha Kelmendi në emisinin “Rrokum Roll” në TV Rrokum.

“Na e kemi gojën plot me prodhuesin kosovar, edhe pozita edhe opozita, por kur vjen puna te draftimi i ligjeve aq shumë jane diskriminuese, me aq dënime të ashpra e të mëdhaja sa del krejt e kundërta. Askush nga Qeveria nuk bisedon me ta…. Reforma fiskale bëhet duke folë me biznese dhe duke marrë përvojat e avansuara te shteteve në rajon”, tha ai.

Kelmendi ftoi Qeverinë t’i bëjë politikat fiskale në bashkëpunim me bizneset.

Ai ka një propozim për zhvillim ekonomik dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ne banka janë 1.3 miliard euro depozita të qytetarve, mjete të cilat kishin mujt të shfrytëzohen pr investitorët e huaj në vend, në qoftë se legjislacioni kishte me i mbështet”, tha ai.

Kelmendi tha se investitoret e jashtëm janë të domosdoshëm, por ata mund të punësojnë vetëm 15% të popullatës, e per këtë, sipas tij nuk duhet të harrohen investimet e vendit që i punësojnë rreth 85% të popullatës.

Kelmendi thotë se sikur t’ishin pranuar rekomandimet e tij, brenda katër vitesh do të hapshin 200 mijë vende të reja pune!

Ai tregoi se në koorporatën e tij janë të punësuar rreth 2,500 punëtorë, kurse deri në vitin 2020 numri i punëtorëve do të arrijë deri në 36 mijë.

Shpërndaje në rrjete sociale