Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Gjatë takimit është biseduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi të arriturat në Kosovë, sidomos ato në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, duke falënderuar Luksemburgun për gjithë përkrahjen që ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi njoftoi edhe për pengesat në të cilat po hasin bizneset dhe prodhuesit në Kosovë si pasojë e mos liberalizimit të vizave, duke kërkuar ndihmën e Luksemburgut në këtë drejtim.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se është i lumtur për arritjet e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë përkrahjen edhe në të ardhmen. Ministri Asselborn theksoi po ashtu se do t’i shohin mundësitë për të investuar në Kosovë.
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë