Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi po merr pjesë në punëtorinë për hartimin e planit strategjik të Këshillit Prokurorial të Kosovës për periudhën 2025-2027, të organizuar nga zëvendës kryesuesja e Këshillit Prokuroial të Kosovës, Jehona Grantolli.
Me këtë rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi po jep kontributin e tij në hartimin e vizionit dhe misionit të planit strategjik të Këshillit Prokurorial për periudhën 2025-2027, si dhe në hartimin e shtyllave dhe objektivave që do t’i përmbajë ky plan strategjik.
Në këtë punëtori, përveç përfaqësuesve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, po merr pjesë edhe Tennille Nance, eksperte nga Zyra për Planifikim Strategjik në Departamentin e Drejtësisë, si dhe partnerët tjerë ndërkombëtar./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...