Ramiz Kelmendi nga LDK thotë se nuk do të votojë pro Ramush Haradinajt për kryeministër.
Emri i tij u përfshi në mesin e deputetëve që thuhet se “po peshkohen” nga koalicioni PAN për të siguruar votat e mjaftueshme që ky koalicion të krijojë qeverinë. Megjithatë, në Interaktiv të KTV-së, Kelmendi thotë se kjo nuk do të ndodhë dhe nuk do të votojë Haradinajn, sepse mendon që platforma ekonomike e koalicionit LAA është më e mirë se ajo e partive tjera.
“Unë jam zëvendëskryeministër. Ramush Haradinaj, partia e tij dhe partitë tjera kanë quar gishtin edhe për rrëzimin tim. Andaj mbështetja e Haradinajt nga ana ime do të ishte pranimi i platformës ekonomike të tyre në raport me ne. Këtë nuk mund të pranoj sepse platforma e LAA-së është më frytdhënëse, më pozitive sesa çdo platformë tjetër”, ka thënë ai.
Sipas Kelmendit, rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit është kuptuar qartë nga LDK-ja si votë ndëshkuese për bashkëpunimin e fundit që pati me PDK-në. Ai thotë se partia e tij është e hapur edhe që të qëndrojë në opozitë, por në asnjë mënyrë më nuk do të pranojë bashkëpunim me PDK-në. Kelmendi thotë se pranon të bashkëpunojnë me partitë tjera, me kushtin që LDK të marrë qeverisjen.
“LDK ka pranuar ndëshkimin për koalicionin e fundit me PDK-në. Ne nuk do të bëjmë më koalicion me këta që na shkarkuan. Është problem që të bëjmë koalicion me ata që na kanë shkarkuar. Me PDK-në ekziston një vendim zyrtar që e mbështes deri në fund”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë