Me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë së Sllovenisë dhe Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt BE-së – Fuqizimi i Integritetit dhe Pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Ljubljanë të Sllovenisë.
Sipas njoftimit, kjo konferencë bashkoi udhëheqës të institucioneve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë, agjencive ligjzbatuese, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërisë civile për të diskutuar prioritetet dhe sfidat e përbashkëta në çështjet e sundimit të ligjit, përkatësisht forcimin e kulturës së integritetit të institucioneve, angazhimin drejtë fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkëmbimin e përvojave nga fusha e drejtësisë penale.
Përveç U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në këtë konferencë janë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Ministrja e Drejtësisë, Drejtori i Policisë dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit./Arbresh.info/
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...