Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, prokurorë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Finale për Luftimin e Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, e cila po mbahet në Romë të Italisë dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE).
Në këtë Konferencë po diskutohet për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të luftimit të krimeve të rënda, shkëmbimin e përvojave të këtyre vendeve dhe mënyrat e avancimit të këtij bashkëpunimi në funksion të luftimit të krimeve të rënda dhe forcimit të sundimit të ligjit./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...