Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë ftuar në takim kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi dhe drejtorët e njësive të hetimeve në Policinë e Kosovës.
Në njoftim thuhet se qëllimi i takimit ishte intensifikimi i veprimeve të përbashkëta për luftimin e veprimtarisë kriminale të fajdesë në Republikën e Kosovës.
Gjatë diskutimeve u theksua se vepra penale e fajdesë paraqet një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve. U vlerësua se përballja me këtë aktivitet të kundërligjshëm kërkon strategji të mirëfillta dhe veprime të koordinuara, të vendosura dhe të vazhdueshme nga të gjitha institucionet ligjzbatuese.
“U.d. Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, së bashku me kryeprokurorët dhe drejtorët e njësive të hetimeve, ritheksuan përkushtimin e plotë institucional për hetimin, ndjekjen dhe goditjen me vendosmëri të çdo individi apo grupi kriminal që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme përmes fajdesë ose veprimtarive të tjera kriminale. Ata konfirmuan edhe angazhimin për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara nga këto veprimtari të kundërligjshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...