Kelmendi, në një intervistë për RTV21, sqaroi se nuk ka shkuar i prangosur por i lirë me makinën e policisë dhe komandanti i policisë, sipas tij, i kërkonte falje sepse as ai nuk ishte në dijeni të saktë.
Ai shtoi se është bërë spektakël, duke shtuar se “sikur të ishim në Gjermani, do të padisja policinë sepse nuk është e drejtë që të rrezikosh një jetë dhe pastaj të thuash më fal”.
Gjatë këtij emisioni, në linjë të drejtpërdrejtë ishte edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se Policia e Kosovës në qytetin e Mitrovicës ka ndaluar 5 persona sipas procedurave që ka, ndërsa theksoi se këta persona kanë qenë të dyshuar për Policinë e Kosovës.
“Ka rastisur që z.Kelmendi të jetë në mesin e tyre. Policia i ka marr në shoqërim dhe intervistim sipas detyrës zyrtare dhe se Policia e Kosovës ka pasur bazë ligjore që t’i ndalojë ata”, tha Kelani.
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...