Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në një konferencë me gazetarë tha se vizita e presidentes Osmani nga Kosova është e para si presidente vendit, teksa tha se është e rëndësishme dhe vlerësim edhe ndaj diasporës së Kosovës, pa të cilën sot Zvicra nuk mund të paramendohet.
Keller-Sutter u shpreh se Kosova është shteti më i ri në kontinentin evropian, por kontakti me këtë shtet ka një të kaluar të gjatë, që, sipas saj, nisin nga vitet ’60-ta të shekullit të kaluar, përmes punëtorëve kosovarë.
“Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha presidentja zvicerane, teksa bëri të ditur se nga 150 mijë deri ë 250 mijë shqiptarë jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e vendit zviceran gjatë dekadave të fundit.
Presidentja Keller-Sutter tutje tha se këto kontakte mund t’i zhvillojmë më tej, derisa bëri të ditur se me presidenten Osmani biseduar edhe për marrëveshje ekonomike, për tregti të lirë mes Kosovës e EFTA-s, të arritur në Davos në janar që, sipas saj, kjo ofron një bazë të mirë për rritjen e shkëlqyeshme të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve.
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...