Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në tetor të këtij viti janë evidentuar 23 raste të kanosjeve që janë bërë ndaj mediave.
Kelani ka deklaruar se pa një mbrojtje të mirëfilltë ndaj gazetarëve, nuk do të ketë liri të shprehjes dhe punës së gazetarëve, shkruan arbresh.info.
“Jemi munduar që në maksimum tu dalim në ndihmë gazetarëve dhe t’i mbrojmë aty ka ku nevojë sepse kryejnë një punë të shenjtë. Jemi angazhuar si institucion por jam angazhuar edhe personalisht që të ofrojmë siguri për gazetarët sepse e kemi obligim ligjor. Deri në gusht, 21 raste janë raportuar në Kosovë, deri në muaji tetor ky numër ka shkuar deri në 23 raste që janë evidentuar në Polici për kanosje ndaj gazetarëve”, ka thënë Kelani.
Sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë raportuar 17 raste të kanosjes ndaj gazetarëve./arbresh.info/
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...