Përkundër premtimit për të mos ndërprerë furnizimin me rrymë në natën e Vitit të Ri, KEK-u ka dështuar ta mbajë fjalën, raporton arbresh.info
Kjo pasi që sipas qytetarëve të Mitrovicës, pikërisht e kundërta ka ndodhur.
Ata me orë të tëra nuk kanë pasur energji elektrike, ndërsa edhe orëve të mbrëmjes furnizimi nuk është në nivelin e duhur.
“Kryeministri ose nuk po e llogaritë Mitrovicën, pjesë të Kosovës ose nuk po e tregon të vërtetën duke thënë se nuk ka ndërprerje të rrymës në Kosovë. Muaji dhjetor për Mitrovicën ka qenë muaj i territ. Madje as sonte në natën e fundit të këtij viti nuk na kursen nga ky terr”, ka thënë për arbresh.info një qytetar
Kujtojmë se në takimin që pati kryeministri Ramush Haradinaj me menaxhmentin e Korporatës së Energjisë Elektrike, ai dhe Arben Gjukaj thanë se nuk do të mungojë rryma nëpër shtëpitë e kosovarëve gjatë festave.
“Qëllimi i ardhjes time këtu, janë dy tema, s’ka rritje të çmimit të rrymës por nuk ka as ndërprerje. Kjo kërkesë besoj është serioze dhe nuk kam qare pa e bërë këtë në bazë të detyrës”, kishte thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A