Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga KEK-u, dhe KEDS/KESCO, me 12 Prill, 2016 ka filluar edhe faza e fundit e implementimit të plotë te ligjit për faljen e borxheve publike, tani pritet të trajtohen rreth 170.000 konsumator, të cilët sipas ligjit kanë mundësin që në afat prej pesë muajve të ardhshëm ti nënshkruajnë kontratat dhe po ashtu ti respektojnë afatet e kësteve konform ligjit dhe kontratës.
Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/ KESCO konsumatorët kanë filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s, dhe deri me tani janë nënshkruar rreth 2,300 kontrata.
KEK-u edhe një herë i fton të gjithë konsumatorët që gjatë periudhës së mbetur pesë mujore të drejtohen në zyrat e KESCO në të gjitha distriktet në mënyrë që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike.
Adresat në të cilat duhet të lajmërohen konsumatorët janë:
Nr. Rendor Distrikti Adresa Objekti, departamenti
ku kryhet shërbimi Kryerja e shërbimeve
1 Prishtinë Rr. Bill Klinton nr. 7 Kesco, shërbimi për konsumatorë Sporteli nr. 16
2 Prizren Rr. Sylejman Rrotlla
nr. 67 Kesco, shërbimi për konsumatorë Zyra nr. 15 dhe 16
3 Pejë Rr. Mbretëresha Teutë nr. 69. Kesco, shërbimi për konsumatorë Zyra nr. 4
4 Ferizaj Rr. Dëshmorët e Kombit p. n. Kesco, shërbimi për konsumatorë Zyra nr. 1 dhe 2
5 Gjilan Rr. Abdullah Tahiri p. n. Kesco, shërbimi për konsumatorë Zyra nr. 3 dhe 4
6 Mitrovicë Rr. Afrim Zhitia nr. 26 Kesco, shërbimi për konsumatorë Zyra nr. 7
7 Gjakovë Rr. Mbretëresha Teutë
p. n. Kesco, shërbimi për konsumatorë Zyra nr. 8 dhe 9
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...