Korporata Energjetike e Kosovës njofton se rekrutimi i 220 punëtorë të rinj është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbulimin e pozitave vakante.
Sipas KEK-ut, kështu përmirësohet performanca e ulet papunësia, transmeton Arbresh.info.
Tutje KEK përmes një kumtese për media bënë të ditur se mosha mesatare e punonjësve të KEK-ut është rreth 55 vjeçare, duke e quajtur këtë proces për qëllim të rifreskimimit dhe modernizimin e forcës punëtore, teksa i ka quajtur spekulime akuzat se punësuan njerëz me diploma të falsifikuara.
“KEK dëshiron të informojë publikun se më datë 02.01.2025, ka njoftuar opinionin për verifikimin e diplomave të kandidatëve, i cili ka rezultuar me largimin nga procesi i rekrutimit të kandidatëve për të cilët kishte dyshime për autenticitetin e diplomave të tyre. Përtej kësaj, KEK ka informuar organet përkatëse të drejtësisë dhe i ka ofruar atyre të gjitha informacionet që disponon për të zbardhur këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Kanë siguruar se vetëm individë të kualifikuar dhe me integritet mund të punësohen aty.
“Ky proces është pjesë e angazhimeve të KEK-ut për të ngritur transparencën dhe profesionalizmin në rekrutimin e punonjësve të rinj, dhe për të siguruar se vetëm individë të kualifikuar dhe me integritet marrin mundësi të punësohen. Ky proces është gjithashtu një hap i rëndësishëm në rritjen e performancës së KEK-ut dhe përmirësimin e efikasitetit të korporatës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...