KEDS-i ka njoftuar blerjen e tetë gjeneratorëve mobilë, që do të përdoren gjatë situatave emergjente, për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike.
Sipas KEDS-it, gjeneratorët kanë kapacitet prej 100 kVA secili dhe do të jenë në dispozicion për konsumatorë më të ndjeshëm, si spitalet, institucionet e sigurisë, qendrat e kontrollit emergjent, si edhe institucionet e tjera, shkruan IndeksOnline.

“Këta gjeneratorë do të jenë gjithmonë në gatishmëri emergjente dhe do të shpërndahen në të gjithë Kosovën për të siguruar intervenim sa më të shpejtë në çdo cep të vendit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e KEDS-it.
Ky është njoftimi i plotë:
KEDS-i ka blerë 8 gjeneratorë mobilë me kapacitet prej 100 kVA secili, të cilët do të përdoren gjatë situatave emergjente për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike, për konsumatorët më të ndjeshëm, siç janë spitalet, institucionet e sigurisë, qendrat e kontrollit emergjent , si dhe institucionet e tjera kritike për funksionimin e vendit.
Këta gjeneratorë do të jenë gjithmonë në gatishmëri emergjente dhe do të shpërndahen në të gjithë Kosovën për të siguruar intervenim sa më të shpejtë në çdo cep të vendit.

E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...