KEDS e KEK me versione te ndryshme për mungesë të rrymës

19:02 | 5 Janar 2016
M. A.
Një pjesë e Kosovës që nga dje janë pa rrymë, ndërsa KEDS dhe KEK kanë versione të ndryshme për situatën e krijuar.

KEDS thonë se nuk janë njoftuar nga KEK-u për këto probleme siç edhe parashihet, ndërsa KEK-u thonë se që mbrëmë e kanë paralajmëruar KEDS-in se bllokun B1ishin detyruar ta ndalin për shkak të disa intervenimeve.

KEDS  thënë se rënia e këtij blloku ka vështirësuar furnizimin me energji elektrike në Kosovë, kur dihet se kjo njësi përbën rreth 35 për qind të prodhimit aktual.

“KEDS  njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 ka rënë nga sistemi njësia B1 e Termocentralit Kosova B që menaxhohet nga KEK-u. Rënia e papritur e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të 260 megavat/orë energji elektrike”, thuhet në njoftimin për media të KEDS, njofton Klan Kosova.

keds

KEK-u në anën tjetër kanë thënë se kanë punuar në vazhdimësi për të eliminuar të gjitha pengesat për të pasur prodhim të qëndrueshëm të energjisë.

“Ne këtë vije, sot në mëngjes, më 05 janar 2016, me qëllim të ndërmarrjes së disa intervenimeve të domosdoshme teknike, KEK ishte i detyruar te ndal njësinë B1 te Termocentralit “Kosova B”, thuhet në njoftimin e KEK-ut për media, njofton Klan Kosova.

Ata thonë se për këtë ndalje kishin paralajmëruar KEDS që ka në përgjegjësi importin dhe eksportin e energjisë.

“Për këtë ndalje, konform praktikave standarde të veprimit që zbatohen në raste të tilla, në mënyrë që të mundësojë ndërmarrjen e hapave adekuat, KEK-u ka informuar KEDS/KESCO-ne, që ka përgjegjësi dhe menaxhon me import dhe eksport të energjisë, para se të ndalet njësia në fjalë që mbrëmë më 04 janar 2015”.

Derisa KEDS dhe KEK të mirren vesh, qytetarët vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike, deri nesër kur njësia B1 pritet të kthehet në punë.

 

kek1

Shpërndaje në rrjete sociale