Vendi jonë vazhdon të ballafaqohet me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Reduktimet e ashpra kanë bërë që shumë qytetarë e biznese shpesh të reagojnë dhe të shprehin indinjatën e tyre kundrejt KEDS-it.
Madje një lagje në fshatin Caparc të Komunës së Prizrenit ka dy ditë që është në terr të plotë, shkruan Indeksonline.
Banorët e kësaj lagjeje jo vetëm që nuk kanë energji elektrike, por edhe janë të rrezikuar nga teleat e rrymës, të cilët janë të shpërndarë shumë afër shtëpive.
Kësisoj nëntë familje kanë mbetur të bllokuara, madje banorët kanë thënë për Indeksonline se KEDS-i dhe Komuna e Prizrenit janë të njoftuar për shqetësimet e tyre dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë./Indeksonline/




PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...