Ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë nga përdhunimi i ushtarëve serbë në 1999. Deputetja britanike Alicia Kearns ka kërkuar t’i identifikojë ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë nga përdhunimi i ushtarëve serbë në 1999
Më 16 qershor 1999, një familje shqiptare ishte rrëmbye nga paraushtarakët serbë. E pas rrëmbimit një sulm seksual i një vajze të re ishte gati të ndodhte para syve të familjes së saj.
Katër ushtarë britanikë morën informacionin dhe ndërhynë, duke rrezikuar jetën e tyre për të ndaluar krimin. Falë veprimit të tyre, vajza u shpëtua dhe familja mbijetoi.
Gazeta britanike Mirror i kishte kushtuar faqen e parë këtij incidenti, duke përshkruar ushtarët si heronj dhe duke publikuar fotografitë e tyre. Faqja e parë e gazetës nuk tregonte vendndodhjen e saktë të ngjarjes, ndërsa teksti i plotë nuk u publikua në Facebook.
27 vjet më vonë, fotografia u ripublikua në rrjetin social X, duke rikthyer interesin për ngjarjen. Deputetja britanike Alicia Kearns shprehu dëshirën për t’i identifikuar këta ushtarë dhe për të njohur kontributin e tyre heroik gjatë luftës në Kosovë.
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria