Edhe Komisioni Evropian i është bashkangjitur apeleve të institucioneve më seli në Bruksel, që zbatimi i rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës të ketë periudhë mjaftueshme të gjatë tranzicioni, në mënyrë që të gjindet zgjidhja në kuadër të dialogut.
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Eric Mammer deklaroi se ky insistucion shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak.
“Nuk e kemi dënuar faktin që Kosova përdor euron. Absolutisht jo. As nuk kemi dënuar faktin që ata duan të miratojnë rregulloren se çfarë valute përdoret në Kosovë. Komenti ynë ka të bëjë më faktin se ky vendim është marrë pa konsultim paraprak. Sepse për momentin keni njerëz, keni institucione, duke përfshirë shkollat dhe spitalet që funksionojnë në një kornizë tjetër, dhe marrin mbështetje finaciare nga Serbia. Atyre u duhet kohë për t’u përshtatur. Pra, ajo që po themi është se në ditët e fundit ia kemi përcjellë Kosovës shumë qartë se ishte e qartë që në fillim se rregullorja që do të miratonte Banka Qendrore do të ndikonte në këtë mbështetje financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia”, ka deklaruar zëdhënësi i KE, Eric Mammer.
Ai gjithashtu shtoi se zgidhja për këtë “çështje praktike” duhet të gjindet në suazat e dialogut.
Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropin Peter Stano që është kompetent për politikën e jashtme përsëriti se reagimet e institucioneve evropiane nuk kanë të bëjnë me përdorimin e euros por me mënyrën si u miratua rregullorja e BQK-së.
“Reagimet tona nuk kanë të bëjnë me euron apo eurozonën por me atë se si u konceptua dhe miratuar kjo rregullore dhe ndikimin e rreziqet që ajo i bartë”, tërhoqi vërejtjen zëdhënësi Stano./rtk
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...