Këshilli i Evropës është i informuar në detaje lidhur me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas marrjes së një letre zyrtare nga presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa.
Sipas Kamberit, në letrën e datës 25 korrik 2025, Costa ka konfirmuar se çështja e pasivizimit është përfshirë edhe në raportet e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi. Sipas presidentit Costa, pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, tha ai.
Ai citon më tej presidentin Costa, i cili thekson se pakicat kombëtare do të luajnë një rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë gjatë procesit të anëtarësimit në BE./Arbresh.info
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë