Në vazhdën e takimeve të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria për Integrime, në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim-Asociimit (DPSA), sot u diskutua për çështjet e brendshme tregtare, konkurrencën, shëndetësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Sipas komunikatës së përbashkët të Ministrisë së Integrimeve dhe Komisionit Evropian, lidhur me shëndetësinë, të dyja palët u pajtuan se është rëndësishme që Kosova të krijojë një sistem shëndetësor të qëndrueshëm, ekonomik dhe të orientuar kah pacientët, duke e sjell atë më afër standardeve të sigurisë dhe cilësisë të njohur ndërkombëtarisht.
U theksua se krijimi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor është një hap vendimtar për ta realizuar këtë, ashtu siç është edhe investimi i mëtejshëm në promovimin e jetës së shëndetshme, parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e popullsisë nga kërcënimet shëndetësore të rënda ndërkufitare.
Ndërsa, lidhur me mbrojtjen e konsumatorëve, Komisioni i ka dhënë një vërejtje Qeverisë, duke nënvizuar nevojën për rritjen e vetëdijesimit dhe trajtimin e duhur të ankesave të konsumatorëve.
Po ashtu, komisioni ka ritheksuar nevojën e themelimit të Këshillit Kombëtar për Inspektim dhe rishikimin e sistemit për mbikëqyrjen e inspektorateve.
Sa i përket lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjit për kompanitë, Komisioni dhe autoritetet e Kosovës u pajtuan për nevojën e avancimit të legjislacionit dhe të zbatimit të tij. Komisioni theksoi nevojën që të shqyrtohet mundësia për përafrimin e taksës së korporatave të sigurimeve me ato të industrive të tjera.
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...