Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar raportime të qytetarëve në lidhje me diskriminimin në punësim.
Përmes një njoftimi për media, KDI tregon se ata kanë kërkuar ndihmë ligjore për këto çështje, duke cekur ankesa në procedurën e rekrutimit në punë përfshirë edhe kriteret diskriminuese.
Lidhue me këto ankesa, KDI ka dhënë këshilla ligjore si për shërbyesit civil po ashtu edhe për aplikuesit nëpër konkurse publike.
Ja njoftimi i tyre:
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka pranuar raportime të qytetarëve në lidhje me diskriminimin në punësim.
Qytetarët kanë kërkuar ndihmë ligjore për këto çështje, duke cekur ankesa në procedurën e rekrutimit në punë përfshirë edhe kriteret diskriminuese dhe të përshtatura në konkurset për punë në institucionet publike por pa i përjashtuar rastet e mos respektimit të kontratës së punës nga po këto institucione. Lidhur me këto ankesa KDI ka dhënë këshilla ligjore si për shërbyesit civil po ashtu edhe për aplikuesit nëpër konkurse publike.
KDI kërkon nga institucionet publike që të respektojnë të drejtat në konkursin publik edhe të drejtave që dalin nga kontratat e punës.
KDI i bënë thirrje prokurorisë që të hetoj sa më shumë raste të punësimeve pa merita dhe në kundërshtim me parimet barabarësisë së palëve.
Po ashtu i bënë thirrje që sa më shpejtë të dalë me rezultate nga hetimet në rastin e njohur si “Pronto”, i cili rast ngrit dyshime të fuqishme për caktimin e personave të afërt me pushtetin në pozita të larta.
KDI fton qytetarët që të gjitha shkeljet që i kanë në punë, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, t’i paraqesin në institucionet përkatëse shtetërore duke shfrytëzuar ndihmën ligjore pa pagesë që KDI ofron përmes numrit pa pagesë 0800 77777 ose përmes takimit me këshilltarin ligjor.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...