Shkalla e lartë e korrupsionit pengon avancimin e Kosovës u tha sot në një konferencë për shtyp të Institutit Demokratik të Kosovës me rastin e publikimit të Indeksit të perceptimit të korrupsionit 2015 të përgatitur nga Transparency International me seli në Berlin.
Artan Canhasi nga KDI tha se sipas TI Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim sa i përket korrupsionit në dy vitet e fundit.
“Sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim krahasuar me dy vitet e fundit. Kosova është notuar me 33 pikë siç ishte notuar edhe vitin e kaluar. Notimi qe bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’ përgatitet sipas metodologjisë së Transparency International. Është edhe më shqetësues fakti se Kosova në këtë raport qëndron edhe me keq krahasuar me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, tha Artan Canhasi nga KDI.
Ai shtoi se mungesa e kapaciteteve të gjyqësorit, mungesa e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës gati në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv kanë bërë që Kosova të kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit.
“Përparimi që është bërë në fushën e prokurimeve të përbashkëta është dëmtuar nga ndërhyrjet në pikat tjera të sistemit sikurse në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, tha ai.
Ndërkohë, duke shtjelluar rëndësinë që ky raport ka në botë, Visar Sutaj tha se ky indeks bazohet në opinionet e ekspertëve të korrupsionit të sektorit publik.
Sipas përfaqësuesve të KDI-së, renditja e Kosovës do të përmirësohej nëse zbatimi i ligjit përmirësohet, rritet llogaridhënia dhe integriteti i institucioneve si dhe nëse do të rritej bashkëpunimi dhe efikasiteti i institucioneve që luftojnë korrupsionin./arbresh.info.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...