KDI ka kritikuar ashpër Kuvendin e Kosovës.
Në një konferencë për media, të mbajtur në Prishtinë, Instituti Demokratik i Kosovës, i ka bërë thirrje Kuvendit që të ndryshojë tempon e punës dhe të jetë më aktiv.
Sipas tyre, Kuvendi, ka punuar gjatë këtyre tre muajve, prej se është bërë funksional, me një dinamikë të ulët të punësi.
Pasi që sipas Jetmir Bakijës nga KDI, ende nuk janë miratuar ligjet, që do të duhej tashmë të miratoheshin, siç janë ligjet për ndërmarrje publike dhe ai për pjesëmarrje në luftërat e huaja. Që këto dy ligje janë vetëm në shqyrtim, ndërsa ai për përgjime është proceduar.
“Ne bëjmë thirrje që Leligjstratura e pestë të jetë më pro-aktive që me insistimin ndaj Qeverisë për ti sjellë këto ligje dhe për ta mbikëqyr Qeverinë ti kryejë e kohë dhe mos të ketë dinamikë të ulët që e kemi pasur deri më tash”, ka deklaruar Bakija.
Bakija ka bërë të ditur se 63 për qind e ligjeve që priten të vinë gjatë këtij viti janë në plotësim dhe ndryshim.
Ndërsa Driton Selmanaj, gjithashtu nga KDI, ka thënë se Kuvendi do të duhej që sa më parë të plotësoj bordet e institucioneve të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike të Kosovës.
Selmanaj, ka kërkuar gjithashtu nga koalicioni qeveritar që sa më parë të zgjidhin çështjen e listës serbe, në mënyrë që të mos e pengojnë funksionimin e Kuvendit.
Pasi që qysh pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jablanovic, kanë bojkotuar punën në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
SHBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara ...
Policia e Kosovës deklarohet për aksionin që ka filluar nga ...
Izraeli kryen bastisje në Ramallah, dhjetëra të plagosur gja...
Kuvendi Komunal i Prishtinës shkarkon 20 aksionarë të dhjetë...
Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës,...
Muja: Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’, Rama po forcon...