Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka vëzhguar fushatën zgjedhore të subjekteve politike, ku gjatë nëntë ditëve ka vërejtur 25 parregullsi, të cilat i ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Aty prinë LDK me 8 ankesa, PDK me 6 dhe VV me dy ankesa.
KDI kanë monitoruar 292 aktivitete dhe ajo që vihet re është që aktivitetet janë tubime me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.
Sipas drejtuesve të Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ende po vazhdon përdorimi i resurseve publike si veturat, në 12 raste nga PDK, 3 LDK, 2 nga Nisma dhe në një rast nga VV.
Albert Krasniqi nga KDI tha se po vërehet që po shënohen dhe incidentet dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes, andaj pjesëmarrja e policisë në këto tubime të jete e pranishme.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...