Instituti Demokratik i Kosovës në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën janar – qershor 2022.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, komunat me nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Rahovecit me 83 pikë apo 94.32%, komuna e Gjakovës me 80 pikë apo 90.9%, komuna e Kamenicës dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me nga 78 pikë apo 88.63%, komuna e Lipjanit, Pejës, Podujevës dhe Prishtinës me nga 77 pikë apo 87.5%, komuna e Drenasit, Kaçanikut si dhe Prizrenit me nga 76 pikë apo 86.36%.
Ndërsa komunat që kanë treguar nivel më të ultë në përpushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Zveçanit dhe Kllokotit me nga 45 pikë apo 51.13%, komuna e Fushë Kosovës, Novo Bërdës, Ranillugut, Parteshit si dhe Zubin Potokut me nga 44 pikë apo 50 %.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjatë kësaj periudhe janë plotë 23 komuna të cilat kanë shënuar rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, dy komuna janë me pikë të njëjtë në dy periudhat vlerësuese dhe 13 komuna kanë shënuar rënie në përmbushjen e transparencës komunale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rritje më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Shtërpcës nga 62 pikë ka shënuar rritje për 22 pikë derisa komuna e Kamenicës nga 62 pikë, ka shënuar rritje për 18 pikë gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit janar – qershor 2022.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Deçanit, komuna e Skenderajt, Fushë Kosovës, Hanit të Elezit, Klinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rënie më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.
Komuna e Deçanit nga 64 pikë sa ishte e vlerësuar gjatë periudhës janar – qershor 2021, gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit për vitin 2022 ka shënuar rënie për 10 pikë, komuna e Skenderajt dhe Fushë Kosovës kanë shënjuar rënie me nga 7 pikë, komuna e Hanit të Elezit, Klinës dhe Obliçit kanë shënuar rënie me nga 6 pikë.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Rahovecit dhe ajo e Malishevës, mbetet ndër komunat të cila kanë treguar rezultat të njëjtë, pa ndonjë rënie apo ngritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale./arbresh.info/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë