Të dielën në Prishtinë është mbajtur edicioni i tetë “Babadimër Vrapo”, me karakter humanitar.
Lidhur me këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se në këtë edicion kanë marrë pjesë mbi 3500 qytetarë, shkruan Arbresh.info.
Rama bën të ditur se përmes fondit të mbledhur nga pjesëmarrësit janë siguruar shtretër për nënat që kujdesen për këta fëmijë në spital dhe po ashtu kemi siguruar pako ushqimore për 250 familje në nevojë.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha! Kjo u dëshmua sot me pjesmarrjen masive të mbi 3500 qytetarëve në “Vrapo Babadimër”. Sot mbushëm rrugët e kryeqytetit për kauzë të madhe, atë të ndihmës për fëmijë, të cilët po trajtohen në Klinikën e Hematologjisë Pediatrike në QKUK, e që ne përmes fondit të mbledhur nga të gjithë ne, janë siguruar shtretër për nënat që kujdesen për këta fëmijë në spital dhe po ashtu kemi siguruar pako ushqimore për 250 familje në nevojë.”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndër të tjera, ai ka falënderuar edhe organizatorin e kësaj ngjarjeje, Jusuf Islamin.
Ky është edicioni i tetë i këtij edicioni./Arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...