Katër të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19

15:28 | 20 Korrik 2020
A Z

Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 485 mostra nga të cilat kanë rezultuar pozitive 142 raste, ndërsa janë shëruar 101 persona.

Po ashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes.

Ai ka njoftuar edhe për shërimin e 101 pacientëve, duke bërë kështu që numri total i të shëruarve të shkojë në 3069./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale