Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne QKUK, pas lëndimeve të marrë si pasojë e një përleshje e cila nisi mes dy grupeve për shkak të mosmarrëveshjeve në trafik.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në fshatin Trudë të Prishtinës.
“Fsh. Trudë, Prishtinë 07.08.2021 – 17:25. Është raportuar se në hyrje të autostradës te rrethi janë përfshi në rrahje disa persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar pesë viktima meshkuj kosovar të lënduar të cilët kishin qenë me dy automjete me targa vendore. Viktimave në vendin e ngjarjes ju ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor. Sipas viktimave pas një mosmarrëveshje në trafik ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë me dy vetura me targa të huaja dhe pas sulmit të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një thikë dhe një vegël pune të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...