Kosova po vazhdon përballjen e rëndë me koronavirusin, teksa ditëve të fundit shifrat kanë shënuar rritje.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani, me virusin COVID-19 janë konfirmuar gjithësej 62 mijë e nëntë kosovarë, shkruan lajmi.net.
Ky numër është nga 247 mijë e 484 testime gjithësej.
Nga COVID-19 janë shëruar gjithësej 53 mijë e 768 persona.
Kësisoj, numri i rasteve aktive aktualisht është 6 mijë e 721.
Në zonën e kuqe edhe këtë javë janë: Prishtina dhe Fushë Kosova si dhe Suhareka dhe Zveçani.
Ndërsa, në zonën e verdhë janë: Lipjani, Obiliqi,Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut.
Kurse, në zonën e gjelbër janë: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Rranillugu, Shtëprca, Graçanica dhe Shtimja.
Në zonën e kuqe janë qytet që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.
Në zonën e verdhë janë qytetet që kanë deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.
Në zonën e gjelbër janë qytetet që kanë deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh./Arbresh.info/
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...