Një rast i ri me coronavirus është paraqitur të Komunën e Kamenicës.
Kryetari Qëndron Kastrati thotë për RTV Dukagjinin se rasti i ri me COVID-19 në këtë komunë është një grua që ka ardhur nga Gjermania me datën 24 maj, përcjell Telegrafi.
“Kam kërkuar sqarim pse nuk është vendosur në karantinë kjo qytetare kur e dimë se karantina është larguar nga data 30 maj. Pra qytetarja ka dhjetë ditë që është futur në Kosovë nga aeroporti “Adem Jashari””.
Kastrati thotë se është shqetësuese se ky është një burim i ri me coronavirus në Kamenicë.
“Deri tash i kemi pasur 41 raste. 37 prej tyre tashmë janë shëruar ndërsa me këtë qytetare na mbesin katër raste aktive”.
I pari i Kemenicës thotë se nga këto katër raste aktive, dy nga ta në testin e parë kanë rezultuar negativ ndërsa shumë shpejt pritet të shërohen edhe ata.
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës