Komuna e Kamenicës është komuna më e re nga e cila janë regjistruar qytetarë të prekur me koronavirus.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati thotë për RTV Dukagjinin se personi i prekur është shofer i një agjencioni turistik që ka pasur linja me Gjermaninë.
“Personi në fjalë ka ardhur në Kosovë në kohën kur është bërë urdhëresa për izolim për personat që vijnë jashtë vendit. Kemi informata që personi në fjalë ka qëndruar në shtëpi i mbyllur për 14 ditë”.
Kastrati ka falënderuar institucionet e sigurisë, këshillin e fshatit dhe hoxhën për informatat e dhëna për këtë rast.
I pari i Kamenicës ka thënë se personi i prekur nga kjo komunë është i moshës 43-vjeçare dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje kronike.
“Në bazë të këtyre të dhënave ky person duket se do ta kalojë më lehtë këtë virus, por është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e OBSH-së”.
Kastrati thotë se ka bërë propozim në Ministrinë e Shëndetësisë që të bllokohen hyrje daljet në fshatin Topanicë, fshat ky nga edhe vjen i infektuari.
“Por duhet ditur se komuna nuk mund të vendos nëse një fshat duhet të futet në karantinë apo jo”, tha ndër të tjera Qëndron Kastrati.
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë