Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për vizionin largpamës të autoriteteve Kenias.
Ky është një përparim i rëndësishëm diplomatik, që i jep fund një periudhe katërvjeçare pa njohje të reja dhe që duhet t’i shërbejë rivitalizimit të përpjekjeve të diplomacisë e politikës së Kosovës, Shqipërisë, shteteve mike, si dhe të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në shtimin e njohjeve të Kosovës dhe forcimit të pozicionit të saj në arenën ndërkombëtare.
Njohja nga Kenia e Kosovës së pavarur e sovrane është një dëshmi e zbatimit korrekt të ligjit ndërkombëtar dhe drejtësisë së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe e një realiteti tashmë të pakthyeshëm, që po i shërben paqes, stabilitetit e prosperitetit në të gjithë rajonin e më gjërë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon rëndësinë e kësaj njohjeje edhe për faktin se Republika e Kenias është një prej shteteve më të konsoliduara ekonomikisht dhe jo vetëm, të kontinentit të madh Afrikan, anëtare e shumë Organizatave Ndërkombëtare, si dhe një prej aleateve më të rëndësishëm, ndër vendet jo anëtare të NATO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jemi besim plotë se kjo arritje do të nxisë hapa të tjerë në procesin e konsolidimit të mëtejshëm diplomatik të Kosovës. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje. Në veçanti, falënderojmë përzemërsisht ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për përkushtimin e tij të palëkundur dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sigurimin e kësaj njohjeje. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës po jep rezultate konkrete”, thuhet në komunikatën e KASH-it.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...