Republika e Kosovës dëshmoi një pjekuri të lartë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, vlerëson kryetati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
“Republika e Kosovës dëshmoi një pjekuri të lartë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Të gjithë ishim dëshmitarë të një fushate të qetë dhe dinjitoze, që prodhoi rezultate demokratike duke prodhuar një konfigurim të ri të forcave politike.
Urojmë që Qeveria e re e Kosovës të jetë Qeveri e shpresës, që do të reflektojë vullnetin e popullit të Kosovës”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...