Kasami pret Kurtin në Tetovë, i dhuroi pikturën e cila simbolizon vuajtjet e dikurshme të popullit shqiptar

18:40 | 11 Gusht 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas përurimit të rrugës “Adem Demaçi”, në Çair.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka treguar se në takim kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit në rrafshin lokal, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, shkruan Arbresh.info.

“Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Po ashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit. Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore”, shkruan Kasami.

Po, ashtu i pari i Tetovës ka thënë se turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni.

Kryetari i kësaj komune, ia dhuroi një pikturë e cila simbolizon dëshminë e vuajtjeve të dikurshme të popullit shqiptar nga Prizreni dhe Tetova.

Sot, jemi shumë më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të na gjejë me investime kapitale dhe projekte kombëtare”, shkruan mes tjerash Kasami.

Ndryshe, më herët kryeministri Albin Kurti ishte në përurimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit ku u prit nga kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe nga disa figura politike të vendi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale