Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se thirrjes së tyre për profesionistët mjekësorë që jetojnë në mërgatë, së fundmi i është përgjigjur një mjek.
Bëhet fjalë për Omer Xhemajlin, drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, i cili është shprehur i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.
“U. d. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku ka takuar përmes platformës virtuale mjekun e mirënjohur shqiptar, Drejtorin e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, Prof. Dr. Omer Xhemajli”, thuhet në njoftimin për media.
“Në këtë takim, u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen në sistemin shëndetësor të Kosovës, kryesisht në atë forcimit dhe zgjerimit të shërbimeve klinike në Kardiologji dhe Kardiokirurgji. Ministrja Gexha theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës dhe mbështetjen që Profesor Xhemajli mund të jap në këtë drejtim duke ofruar ekspertizë për avancimin e kuadrove tona mjekësore”.
Xhemajli theksoi se është i gatshëm të jetë afër MSh-së dhë ShSKUK-së për të ndarë përvojën e tij dhe për të ofruar mbështetjen në përpjekjet për të ndërtuar shërbimet efikase dhe moderne klinike./arbresh.info/
Gjykata Speciale vendos vazhdimin e paraburgimit për Kadri V...
Balla: Objektiv kryesor, ngritja e flamurit kuqezi në oborri...
Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti speci...
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus
Belgjikë, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për propagandë xhih...
Begaj dekreton lirim nga detyra e Komandanti të Forcës Detar...