I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, kardinali shqiptar, Ernest Simoni ka qëndruar sot në Kosovë.
Kardinali Ernest Simoni, në një konferencë për media në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës tha se lutet që të rritet dashnia vëllazërore dhe të mbretëroj paqja e dashnia te populli shqiptar, shkruan arbresh.info.
“Lutemi që të rritet dashnia vëllazërore e gjithanshme, që drita e dashnisë e paqes dhe vëllazërimit të na prek të gjithëve”, është shprehur Simoni në pamundësi për të folur më gjatë për shkak të moshës së shtyrë.
Pas konferencës, kardinali Ernest Simoni do të drekoj me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1530047980393622/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë