Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e re të Kroacisë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për zhvillimet në vend e rajon, bashkëpunimin midis dy shteteve dhe mundësinë e zgjerimit të mëtejmë të tij.
Kreu i Kuvendit të Kosovës vlerësoi lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë, por konsideroi, gjithashtu, se ka ende hapësira për rritjen e këtij bashkëpunimi, të cilat duhet të shfrytëzohen në të ardhmen.
Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si shumë të rëndësishme përvojën kroate në rrugën e integrimeve evropiane, e cila, siç tha ai, mund të shfrytëzohet nga Kosova në këtë proces.
Kreu i Kuvendit kërkoi nga ambasadorja kroate që Zagrebi zyrtar të vazhdojë të jetë, sikur deri më tani, të jetë një zë përkrahës i Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aspiron të anëtarësohet.
Krahas fushës politike, kryetari Veseli e konsideroi mjaft të rëndësishme për Kosovën zgjerimin e bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, duke parë te Kroacia një model të suksesshëm zhvillimi e bashkëpunimi.
Ambasadorja kroate, Kapitanoviq, nga ana e saj, shprehu gatishmërinë e shtetit që ajo përfaqëson, për t’i ofruar Kosovës përvojën në rrugën e integrimit dhe veçanërisht, në përshtatjen e legjislacionit vendor me atë evropian.
Ajo garantoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, duke i dhënë një shtytje të fuqishme iniciativave të cilat e forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...