Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm bën të ditur se ka kapur mbrëmë të dyshuarin për një vrasje në tentativë, që ndodhi mbrëmë, më 4 shtator, në Kodër të Trimave, në kryeqytet.
Policia në raport thekson: Në Rr. “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, mbrëmë, më 4 shtator, në ortën 20:16, është arrestuar i dyshuari mashkull, K-shqiptar, pasi ekziston dyshimi i bazuar se gjersa ka qenë me veturën e tij në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër, po ashtu që ka qenë në lëvizje.
Nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.
Mbrëmë mediat raportuan për të shtëna në këtë lagje të kryeqytetit, por vetëm kaq.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...