Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren ka identifikuar një shofer që ka kryer tejkalim të rrezikshëm në rrugën Prizren – Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, ku shoferi i mjetit transportues, identifikuar si Q TH, ka tejkaluar mjetet e tjera në vijën e plotë, duke rrezikuar sigurinë e trafikut.
Kundërvajtja është regjistruar dhe incizuar nga sistemi RadarMobil, dhe për këtë arsye, shoferi është ndëshkuar me fletëparaqitje për kundërvajtje, sipas dispozitave ligjore.
Gjithashtu, atij i është konfiskuar patentë shoferi për një periudhë prej 3 muajsh.
“Me 20/03/2025 rreth orës 08:17 , Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, gjate patrullimit ne rrugën Prizren – Gjakovë, ne fshatin Piranë të Prizrenit, ka identifikuar kundërvajtësin Q TH I cili me mjetin transportues bënë tejkalim të rrezikshëm ne vije te plote. RadariMobil ka incizuar kundërvajtjen e shkaktuar. Kundërvajtësit i shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore dhe i konfiskohet patentë shoferi për 3 muaj. Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri